Kjo është renditja e javës së 28 të Superiores (FOTO LAJM)

Ndeshja e sotme në Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës, ka prekur dy skajet e renditjes duke bërë edhe më të qartë situatën që përjetojnë këto dy ekipe.

Fitorja 4-0 e bardhebluve ka bërë që tani ata të çojnë në 16 pikë diferencën nga Laçi i vendit të dytë dhe kjo do të thotë që i duhen vetëm 3 fitore për të festuar matematikisht titullin kampion në fund të këtij edicioni.

Ndërkohë, Skënderbeu mbetet 11 pikë larg zonës së play-off apo mbijetesës dhe vetëm një mrekulli duket se mund ta shpëtojë nga rënia në Kategorinë e Parë në edicionin e ardhshëm.


Shtuar 10.04.2022 20:21