“Do mbjell 3000 pemë për çdo fitore të Arsenalit”, premtimi i mbrojtësit spanjoll

Hektor Bejerin i është bashkuar grupit ambientalist global “Një Pemë e Mbjellë” dhe ka premtuar se për çdo fitore të Arsenalit deri në fund të sezonit, ai do të mbjellë 3 mijë pemë.

“Topçinjtë” kanë edhe 9 ndeshje të tjera këtë sezon përveç asaj së mbrëmshme me Sitin dhe mbrojtësi i djathtë ka një motiv më shumë për të ndihmuar skuadrën e tij për të fituar një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

Kështu që, ambientalistët do të bëjnë tifo për “Topçinjtë” këtë sezon në Premier Ligë, në mënyrë që ish-talenti i Barcelonës të përmbushë premtimin e tij. “Si një fëmijë që jam rritur te Barça, kam shpenzuar shumë kohë me gjyshin tim në kopshtin e tij duke mbjellë pemë dhe duke luajtur në pyje, kështu që kjo është një çështje që e kam shumë për zemër”, tha mbrojtësi spanjoll për “Një Pemë e Mbjellë”.

“Kur pashë punën e shkëlqyer që ‘Një Pemë e Mbjellë’ bën, jo vetëm duke mbjellë pemë, por edhe brenda komunitetit gjithashtu, e dija që ishte diçka që doja të përfshihesha. Shpresoj që duke bërë këtë dhe duke përdorur platformën time, të tjerët do të shikojnë se sa e rëndësishme është të kujdesesh për botën tonë dhe dhuruar për një kauzë, e cila na prek të gjithëve”. Partneriteti i tij me “Një Pemë të Mbjellë” është vetëm një nga kontributet e futbollistit për natyrën.


Shtuar 18.06.2020 19:42