Mjegulla anullon fluturimet nga Shkupi
Pëlqej
Mjegulla e dendur që ka përfshirë rajonin e Shkupit ka shkaktuar probleme në trafikun ajror.

Një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit janë anuluar në pamundësi për të vazhduar për shkak të pamjes së dobët, ndërsa një pjesë e fluturimeve janë transferuar në aeroportet në Ohër dhe Prishtinë.

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturimet për në Stamboll, Vjenë, Basel, Budapest dhe Dubai.
Shtuar më 14/12/2017, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori