Miskoski sfidë Pendarovskit: Dil dhe trego se kush të ka ndjekur
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mbajtur takim me anëtarët dhe simpatizuesit e Komitetit Komunal në Veles.

Ashtu siç informojnë nga partia, Mickoski në takim me qytetarët theks të veçantë ka vendosur në, ashtu si ka thënë, krimet dhe korrupsionin që e bën udhëheqësia aktuale e LSDM-së dhe Zoran Zaevi, duke i quajtur kuadro të së kaluarës të cilët janë të lidhur me tranzicionin duke shfrytëzuar truke pa ofruar diçka të re për qytetarët.

Ai njëkohësisht ka kërkuar përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të tregojë se cili shërbim sekret e ndjekë Stevo Pendarovskin dhe cila parti politika ka bashkëpunuar me atë shërbim.

“E dëgjuam në emision nuk ishte në lëkurën e tij, thotë më ndjekin shërbimet e huaja, të afërta me partinë më të madhe opozitare. Njeriu është ndjerë i pasigurt. Ja prej këtu në Veles e pyes Oliver Spasovksin nëse Stevo Pendarovski është i sigurt ose jo. Ja le të përgjigjet të shohim nëse ai është i sigurt dhe ose jo. Nëse është i sigurt ta demantojë, ndërkaq nëse nuk është i sigurt se kush e ndjekë atëherë le të tregojë se cili shërbim sekret është ai që është i afërt me partinë opozitare”, theksoi Mickoski përpara simpatizuesve në Veles.

Ndryshe kandidati i përbashkët për president i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski para ca ditës deklaroi se 24 orë atë, por sipas të gjitha gjasave edhe familjen e tij, e ndjek një shërbim sekret i cili është i afërt me partinë opozitare, duke aluduar në VMRO-DPMNE-në.
Shtuar më 08/03/2019, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori