Misioni në Afganistan, Xhaferi takon ambasadorin e NATO-s Evans
Bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe NATO-s, veçanërisht për angazhimin në misionin ISAF në Afganistan ishte në fokusin e takimit në Shkup të ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për operacione, ambasadorin Stiven Evans.

Misioni dhe kontributi i paqeruajtësve të Maqedonisë, sipas ministrit, vlerësohen lartë në lidhje me të gjitha detyrat e vendosura para ushtarëve në Afganistan, shkruan "Koha".

Ambasadori Evans e përshëndeti gatishmërinë e Maqedonisë që të marrë pjesë në këtë mision për trajnime, këshilla dhe ndihmë pas vitit 2014.

"Ky mision do të sigurojë mbështetjen e nevojshme dhe shumë të rëndësishme, trajnimin dhe këshillimin për forcat e sigurisë në Afganistan, por do të ketë edhe mbështetje të pasme për t'i vazhduar angazhimet e tyre edhe për vitet pas vitit 2014",-sqaroi Evans./albeu.com/

Shtuar më 15/10/2013, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori