Do të ritkhehen kamerat në trup për policët, Çuçi: Shmangin abuzimet

Vdekja e Lear Kurtit eshte bërë sërish objekt debatesh në Komisionin e Sigurisë teksa i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Shqetësimeve të opopzitës lidhur me këtë ngjarje, Çuçi iu përgjigj me investimet që do të bëhen për të pajisur të gjithë policët me kamera sigurie, kjo si një mënyrë për të shmangur edhe raste të tilla.

Ministri u ndal dhe tek investimet për rritjen e sigurisë kibernetike. Çuçi u shpreh se krahas fondeve të institucionit që drejton, për teknologjinë e Policisë së Shtetit do të kontribuojë dhe AKSH-i.

“Në buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Brendshme janë parashikuar 7.6 herë më shumë investime në teknologji krahasuar me vitin 2022. Me fonde të vetë ministrisë janë 547 milionë lekë ndërsa me fonde të AKSHI-t janë 278 milionë lekë. Sipas tij rritja e fondeve për teknologjinë dhe sistemet dixhitale ka ardhur pas sulmeve kibernetike nga Irani”.

Ministri i Brendshëm gjatë diskutimeve njfotoi se për vitin 2023 janë parashikuar dhe rreth 110 milionë Lekë për ngritjen e një strukture të re për rritjen e sigurisë dhe kontrollin në zonat bregdetare.