Mirushe Hoxha përjashtohet nga kryesia e PDSH-së
Mirushe Hoxha, ish-nënkryetarja dhe anëtarja e kryesisë së lartë të PDSH-së është përjashtuar nga radhët e kryesisë partiake.

Lajmi konfirmohet nga përfaqësues të lartë të kësaj partie, me ç`rast siç thuhet, Mirushe Hoxha, ish-kandidatja për presidente nga radhët e PDSH-së dhe ligjëruese universitare para tre javëve është përjashtuar nga kryesia partiake.

“Shkarkimi i saj është zyrtar dhe se për arsyet të pyesni lidershipin e kësaj partie”, theksoi për agjencinë e lajmeve Ina përfaqësuesi i lartë i PDSH-së.

Prof.dr. Mirushe Hoxha gjatë ndryshimeve më të fundit të organeve partiake ishte hequr nga detyra e nënkryetares dhe ishte përfshirë vetëm në kryesinë e ngushtë partiake, ndërsa me vendimin e fundit të kumtuar nga lideri Menduh Thaçi, ajo përfundimisht është larguar nga organet e larta partiake.

Mirushe Hoxha lidhur me këtë vendim një javë më parë e pyetur nga INA nuk ka dashur të komentojë lidhur me largimin e saj. Një kohë më parë nga strukturat më të larta partiake u përjashtuan dhe u larguan ish-sekretari i përgjithshëm prof.dr. Metin Izeti dhe ish-nënkryetari Valon Bela.
Shtuar më 27/03/2012, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori