Ministrja jep detaje për kërkesën e re ndaj Greqisë, si do të ekstradohen agjentët
Argumentet kryesore me të cilat Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e Goran Gruejovskit dhe Nikolla Boshkovskit janë refuzimi i argumenteve të gjykatës në Greqi rreth faljeve të ofruara nga presidenti Gjorje Ivanov, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

“Faljet janë dhënë pa bazë juridike, në dispozita joligjore që për momentin nuk janë në fuqi juridike në Republikën e Maqedonisë dhe nga ato arsye nuk kanë prodhuar veprim juridik. Gjithsesi arsyetohet edhe procedura që është bërë me ndryshimin e ligjit dhe tërheqjen”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se kërkesa e re për ekstradimin e tyre është përgatitur dhe për momentin përkthehet në pajtim me Marrëveshjen e Greqisë.
Shtuar më 17/12/2018, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori