Inzaghi: Nëse e luan dhjetë herë, një ndeshje të tillë do e humbësh vetëm një herë

Inter u mposht sot në derbi ndaj Milan-it me rezultatin 1-2.

Simone Inzaghi, tekniku zikaltër ka folur pas ndeshjes së humbur për mikrofonat e ‘DAZN’.

“Pashë një derbi të dominuar larg e larg, me të vetmin defekt që nuk shënuam dot golin e dytë.

Të humbasësh kështu dhemb, është një mësim i humbur. Lojtarët e mi u nervozuan kur ishte 1-1 sepse kishte një faull të qartë ndaj Sanchez .

Por nuk duhet të justifikohemi. Nëse këtë ndeshje do e luanim dhjetë herë, do humbisnim vetëm një”, u shpreh Inzaghi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 21:11