Ministria mesazh deputetëve: Sa më shpejt t'i miratoni ligjet
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Milla Carovska pret që deputetët në kohë sa më të shpejtë t’i miratojnë ligjet me të cilat, ashtu siç tha ajo, do të mundësojnë reforma në fushën sociale, ndërkaq duhet të mundësojnë edhe jetë më kualitative të qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të prekura.

“MPPS nëpërmjet Qeverisë e ka kaluar pakon e ligjeve reformuese me të çka jam krenare. Ato janë në procedurë kuvendore. Pres që Kuvendi së shpejti në interes të qytetarëve dhe të varfërve t’i votojnë pasi që ata qytetarë që i votuan përpara dy viteve presin jetë më të mirë”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetje gazetareske pas ndarjes së çmimeve të rrjetit “Siti Siti”.

Nga MPPS vlerësojnë se në reformat sociale do të përfshihen 400.000 qytetarë, por edhe do të sigurohet mundësi e barabartë për të gjithë fëmijët. Me këto reforma qasja deri te shtesa për fëmijë dhe arsim do të rritet për 20 herë.

“Qëllimi ynë është që me këto shtesa ta ulim varfërinë e fëmijëve, e cila për momentin është afërsisht 30%. Kjo do të thotë se prej tre fëmijëve, një jeton në varfëri. Fokusin tonë e drejtojmë kah ajo që t’u ndihmojmë mu këtyre familjeve. Me reformat sociale për herë të parë e hapim sistemin për personat me të ardhura të ulëta. Kështu, shtesat për familjet me fëmijë që jetojnë në varfëri do të rriten për më shumë se 100%”, u tha në kumtesën e MPPS-së, përpara një muaji kur ligjet hyrën në procedurë kuvendore.

Me pakon e re të ligjeve, rikujtojnë nga MPPS, ndihma sociale do të rritet për 300% dhe do të mundësohet që më lehtë të bëhet punësimi i personave të papunë.

Me vendosjen e pensionit sociale, do të sigurohet jetë me dinjitet për ata që e kanë ndërtuar shoqërinë tonë, por nuk kanë burim të të ardhurave se prej ku të mirëmbahen.
Shtuar më 19/03/2019, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori