“Koalicioni Bashkë Fitojmë zorrë qorre”/ Rama: Kemi nisur rritjen më të lartë të pagave në 3 dekada

Kryeministri, Edi Rama, foli për mediet menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialise, e cila diskutoi sot rreth fushatës në terren për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se në 14 maj do të vendoset fuqia e bashkëpunimit bashki-qeveri, ndërsa tha se rezultatte e 14 majit do të jenë kuptimplota.
Më tej Rama solli sërish në vëmendje planin e qeverisë për të rritur pagat, duke e ccuar mesataren në 90 mijë lekë dhe minimale 60 mijë lekë.

Kryeministri pohoi se PS nisur rritjen më të lartë të pagave në tre dekada. Gjithashtu kryeministri nuk kurseu as ironitë ndaj koalicionit “Bashkë Fitojmë” Meta-Berisha, duke i cilësuar ata si “zorrë qorre”.

Edi Rama: Ambicia jonë është që të arrijmë 60 mijë lekë pagën minimale. Do kemi një rezultat që do na shpërblejë dhe motivojë. Kemi nisur rritjen më të lartë të pagave në tre dekada. Njerëzit duhet të qendrojnë ansolutisht në krahun e duhur të historisë. Në 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit qeveri-bashki./albeu.com/