Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë: Athina të mos shpik, të respektojë të drejtën
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka reaguar lidhur deklaratën e kryeministrit grek Aleksis Cipras për emrin e dhënë gjatë vizitës së tij dy ditore në Beograd.

"Të mos shpiken kërcënime, por të respektohet e drejta dhe të ndërtohet partneritet. Secili njeri në rajonin tonë shumë mirë di kush është Greqia, e kush Maqedonia.

Kërcënime për irredentizëm nuk ka dhe nuk do të ketë nga Maqedonia drejt Greqisë.

Më mirë për të gjithë do të jetë dhe të mos shpikim. propozimi ynë është të ndërtojmë ura, besim dhe projekte të përbashkëta në interes të të gjithëve. Ashtu i qasemi drejt masave për ndërtimin e besimit.

Do ta ftonim kryeministrin Cipras t'i përkushtohet sa më shumë projekteve mes dy vendeve. prej asaj, të gjithë do të kemi përfitime", thuhet në reagimin e MPJ-së.

Kujtojmë se kryeministri grek Cipras, zhvilloi një takimm me homologun e tij serbe Aleksandar Vuçic, ku tha se "Athina dëshiron ta zgjidhë problemin e emrit, por është vështirë nëse dikush insiston në qëndrime armiqësore dhe synon drejt nacionalizmit". /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori