Ministria e Financave e dënon dëmtimin e pronës shtetërore nga protestuesit
Ministria e Financave e dënon sjelljen e djeshme të pjesëmarrësve në protesta të organizuara nga nisma qytetare ‘Protestoj’ nga ‘Revolucioni Laraman’, ku gjatë marshimit është qëlluar me ngjyra godina e ministrisë.

Përmes reagimit të Ministrisë së Financave, theksohet se ajo respekton të drejtën e pacenueshme të qytetarëve për protesta të qeta, por e dënon sjelljen vandale të individëve të cilët dëmtojnë prona të ndërtuara me paratë e qytetarëve të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2016, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori