Ministria e Ekonomisë propozon hapjen e hapësirës së brendshme të kafeneve
Të hënën do të jenë të gatshme protokollet shtesë për kohën sipas të cilave do të punojnë objektetet hotelierike si dhe për hapjen e hapËsirave të brendshme të tyre.

Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se sot në mëngjes në shtabin korodinativ të Qeveriasë kanë mbajtur takim dhe kanë biseduar në këtë temë.

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Minitrsinë e Shëndetësisë kanë dorëzuar propozim ptotokolle deri te Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa sot janë njoftuar se deri të hënën do të jenë të përgatitura protokollet shtesë sa i takon punës së objekteve hotelierike.

Përndryshe më 28 maj Qeveria solli vendim për hapjen e kafeneve dhe restoranteve, duke lejuar që ata të vënë në dispozicion vetëm terrasat, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 22:00.

Ndërkaq, në tavolinë mund të uleshin 2 persona të ndryshëm, ose nëse janë të së njëjtës familje, 4 persona.

/SHENJA/


Shtuar më 13/06/2020, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori