Ministri i Drejtësisë Blerim
Bexheti ka angazhuar të gjitha shërbimet kompetente që të hetojnë arsyet dhe rrethanat në të cilat ish pjesëtari i UÇK-së
Ibrahim Sulejmani humbi jetën sot paradite në Burgun e Shtipit ku dhe vuante dënimin prej 15 vjetësh.
Të dhënat paraprak,e sipas dikasterit të Drejtësisë, dëshmojnë se asnjë shenjë dhunë nuk është gjetur në trupin e të
ndjerit dhe rezulton që vdekja është si pasojë e shkaqeve natyrore.
"Megjithatë, edhe përskaj informacioneve fillestare së bëhet fjalë për vdekje natyrore, ministri
Bexheti përsëri angazhoi të gjitha shërbimet kompetente që të shqyrtojnë çdo dilemë që mund të ekzistojë në opinionin publik dhe tek familja e të
ndjerit për arsyet e vdekjes.
Ministri Blerim
Bexheti shpreh ngushëllim familjes së të
ndjerit Ibrahim Sulejmani dhe siguron opinionin që të gjitha procedurat do të realizohen në përputhje me ligjin dhe me pritjet e familjes së tij.
Për informim korekt të opinionit, ministria e Drejtësisë informon që tashmë i ndjeri
Ibrahim Sulejmani është liruar nga akuzat për krime lufte në përputhje me ligjin për amnisti dhe interpretimin autentik të po këtij Ligji nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë te vëndimit KUIKP Nr. 117/03 të Gjyqit të Tetovës të marrë më 9 shtator të vitit 2011", thuhet në komunikatën e minsitrisë së Drejtësisë, njofton Zhurnal.
"Me kërkesë të të
ndjerit, veprat tjera penale të tij i janë bashkangjitur në një aktakuzë me akuzën për krime lufte dhe procedura ka qenë në vijim për ndarjen e veqantë të veprave penale të të
ndjerit", vijon reagimi i Ministrisë së Drejtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2012,
ora 16:01