Ministria e Brendshme nxjerr njoftimin zyrtar për aksidentin
Ministria e Brendshme ka konfirmuar se numri i viktimave në aksidentin e djeshëm është 14. Ndërkohë që për shkaqet e aksidentit ekipi i SPB-së Shkup dhe Prokuri Publik janë në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimin.

"Më datë 13.02.2019 rreth orës 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, një autobus i “Durmo Turs”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.T. 49 vjeç nga Gostivari ka dalë nga rruga, është rrokullisur dhe ka rënë në rrugën rajonale Shkup-Tetovë.

Nga plagët e marra kanë ndërruar jetë 14 persona, derisa 40 udhëtarë të tjerë kanë marrë lëndime dhe me makina të ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin “8 shtatori”, Klinikën “Nënë Tereza”, në Qendrën medicinale në Tetovë dhe në Spitalin e Gostivarit. Hetimi nga ana e Prokurorit Publik dhe Sektorit për Punë të brendshme Shkup po vazhdon”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Shtuar më 14/02/2019, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori