Ministria e Brendshme heton “incidentet ndëretnike”
Ministria e Brendshme nuk publikon të dhënat rreth numrit të personave të cilët janë ftuarbisedime apo janë arrestuar në lidhje me incidentet e fundit që ndodhën në rajonin e Strugës.

Sipas numrit një të këtij dikasteri, Gordana Jankulovska, këto të dhëna do të publikohen kur do të finalizohet gjithë procesi.

“Do të përmbahem nga komentet rreth kryerësve, personave të përfshirë në incidente. Por, mund të informoj se një numër i madh i personave tashmë janë ftuarbisedime. Kemi siguruar informatat e para, të cilat padyshim na çojnë drejt zgjidhjes së këtyre incidenteve”, ka thënë Jankulovska për “Radio Evropa e Lirë”, për të shtuar se MPB ka ndërmarrë masa të kombinuara që shpijnë drejt qetësimit të situatës dhe zbardhjes së incidenteve.
Shtuar më 12/02/2012, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori