Ministria e Arsimit shkollën “Naim Frashëri” e bën “Naum Frashëri”
Shkolla Fillore “Naum Frashëri”, kështu e ka emëruar Ministria e arsimit shkollën fillore “Naim Frashëri” në Studeniçan, në tabelën ku informohet për një projekt që realizon komuna në kuadër të kësaj shkolle.

Skandali ndoshta nuk do të dilte në shesh, sikur të mos ishte tentimi paska naiv i kandidatit të BDI-së për kryetar në komunën e Studeniçanit, Femi Jonuzi, të lavdërohet me këtë projekt, shkruan gazeta Lajm.

Leja për ndërtim e kësaj shkolle është dhënë në vitin 2015, në kohën kur ministri i arsimit ka qenë nga radhët e BDI-së. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2017, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori