Ministri tregon sa do të kushtojë Qendra Klinike
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot për portalin Fokus ka sqaruar se për ndërtimin e Qendrës Klinike është realizuar plan financiar i ri, dhe ai parasheh që investimi të arrijë vlerën prej 450 deri në 480 milionë euro.

Siç sqaroi ministri Filipçe, shuma vjen pas realizimit të analizës së fizibilitetit, dhe se në mënyrë shtesë, bashkë me Ministrinë e Financave do të kërkohen mënyra të reja për kreditë.

Kjo deklaratë e ministri vjen pasi që dje Qeveria e Maqedonisë në seancë e aprovoi raportin e grupit të punës, ku si lokacion më i përshtatshëm për ndërtim të Qendrës Klinike Universitare e rangua lokacionin Vele Pole, në komunën e Gjorçe Petrovit.

Si përfundim plotësues i kësaj mbledhjeje lidhur me këtë pikë është rekomandimi i Komunës së Gjorçe Petrovit të fillojë me zbatimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për miratimin dokumentacionit urbanistik për lokacionin me kompetencë të njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Ndryshe, paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se lokacioni më i përshtatshëm për ndërtimin e Qendrës së re Klinike është ai te në Gjorçe Petrov në afërsi të qarkores, ndërkaq ndërtimi do të duhet të fillojë këtë vit.
Shtuar më 06/02/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori