Ministri shqiptar i Maqedonisë shkon në Beograd
Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi sot dhe nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit, Ademi sot në Beograd do të realizojë takim me përfaqësuesit e pakicës nacionale maqedonase dhe partive politike të maqedonasve në Republikën e Serbisë.

Nesër, ministri Ademi do të ketë takim bilateral me ministrin e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq.


Shtuar më 21/05/2018, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori