Ministri Shabani merr pjesë në panairin e bashkëpunimit rajonal Shqipëri-Maqedoni
Pëlqej
Lirim Shabani
Ministri i Pushtetit Lokal dhe Vetëqeverisjes së Republikës së Maqedonisë, z. Lirim Shabani ka marrë pjesë në Panairin e përfituesve te granateve nga Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni 2007-2013 që u organizua sot në Tiranë.

Në ceremoninë e hapjes së panairit morrën pjesë edhe Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha dhe Drejtori i Njësisë së Programeve Rajonale, në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, z. Yngve Engstrom.

Gjithashtu në ceremoni morën pjesë, përfaqësues te OJF-ve, organeve të pushtetit lokal të zonës së programit (Korçe, Dibër, Elbasan), Dhomave të Tregtisë, Universiteteve, përfitues nga granatet ne kuadrin e 3 thirrjeve për projekte që janë zhvilluar nën këtë program.

Panairi është organizuar me mbështetjen e Delegacioneve te BE –së, nën kujdesin e Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Pushtetit lokal dhe Vetëqeverisjes se Republikës së Maqedonisë.

Ministri i Pushtetit lokal dhe Vetëqeverisjes së Republikës së Maqedonisë z. Lirim Shabani theksoi në fjalën e tij përshëndetëse , se duke pasur rezultatet e këtij bashkëpunimi intensiv dhe të suksesshëm, edhe në vlim do t’i kushtohet vëmendje maksimale marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit. Ministri, falënderoi përfaqësuesit e Delegacionit Evropian për mbështetjen e dhënë.

“Marrëdhëniet e mira rajonale dhe atmosfera miqësore mes vendeve tona është në të mirë të gjithë rajonit. Programe të këtij lloji janë një mënyrë e mirë për të intensifikuar këto marrëdhënie”, u shpreh Ministri Shabani.

Ministrja e Integrimit Evropian, në fjalën përshëndetëse në çelje të të këtij Panairi theksoi se bashkëpunimi mes gjithë vendeve të rajonit është i kyç, për të çuar përpara procesin e integrimit evropian.

Ministrja Gjosha, shtoi gjithashtu se objektivi i përbashkët për t'iu bashkuar BE-së sjell nevojën për të forcuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojës, koordinimin e politikave dhe mbështetjen për secilin nga vendet , me qëllim zbatimin e prioriteteve dhe projekteve të përbashkëta strategjike.

Drejtori i Njësisë së Programeve Rajonale në Drejtorinë e zgjerimit të Komisionit Evropian, z. Yngve Engstrom i pranishëm në takim, theksoi se Bashkimi Evropian mbështet dhe nxit bashkëpunimin mes gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori