Ministri Shabani: Decentralizimi, i rëndësishëm për vendin
Pëlqej
Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Lirim Shabani ka patur një takim pune me shefin e OSBE-së në Shkup, ambasadorin Ralf Bret.

Shabani e informoi shefin e OSBE-së rreth procesit të decentralizimit që po kryhet në vend.

"Në programin e Qeverisë është paraparë që të ardhurat për komunat që grumbullohen nga TVSH-ja të zmadhohen nga 4.5 % në 6%. Po ashtu në buxhetin e vitit 2015 janë zmadhuar mjetet për projekt propozime, cka do të thotë që shkon në favor të vetëqeverisjes lokale", tha ministri Shabani.

Edhe Ralf Bret ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe tha se procesi i decentralizimit ka rëndësi të madhe për vendin. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori