Ministri serb Vulin fyen rëndë shqiptarët, kërcënon me ndërhyrje ushtarake
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.

Madje Vulin ka fyer popullin shqiptar duke iu drejtuar me ‘shiptari’, raporton mediumi serb ‘telegraf’.

“Shiptari janë trima vetëm kur janë larg Vuçiçit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”, ka thënë Vulin.

Ky reagim i Vulinit ka ardhur si pasojë e deklarimeve të krye kuvendarit Kardi Veseli i cili ka thënë se mund t’i refuzohet kërkesa e presidentit serb për t’u future në Kosovës.

Vulin ka thënë se vizita e Vuçiçit në Kosovë është për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.

Shtuar më 06/09/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori