Presidenti
serb, Aleksandar Vuçiç, si pasojë e problemeve kardiake, të premten e kishte jetën në rrezik, kur u shtri në Akademinë
Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd.
Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, siç raporton ‘Tanjugu’ tha se presidenti
serb ka probleme të vogla kronike të zemrës, por se
gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua të premten, kur ai vendosi t’i drejtohet VMA-së.
“Pas pranimit në VMA është konstatuar se jeta e presidentit të Serbisë ishte e rrezikuar. Në atë institucion shëndetësor,
ekipet mjekësore menjëherë ndërmorën të gjitha masat e nevojshme për të të sanuar gjendjen e tij të rëndë. Pas terapisë së marrë
gjendja e Presidentit Vuçiq është përmirësuar”, ka thënë Lonçar, transmeton Telegrafi.
Sipas tij,
ekipet e ekspertëve
mjekësore të VMA i kanë rekomanduar presidentit të Serbisë të zvogëlojë aktivitetet e tij të rregullta në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të shërohet plotësisht nga
gjendja e përkeqësuar shëndetësore, të cilën e kishte të premten.
Ministri serb i Shëndetësisë ka falënderuar
ekipet mjekësore të VMA-së, të cilat, sipas tij, “edhe një herë kanë demonstruar ekspertizën dhe profesionalizmin e tyre”
Shtuar më 17/11/2019,
ora 14:42