“Rama ik”, Këlliçi përpara protestuesve: Ta dëgjojë deri në Vlorë, iku si frikacak

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka nisur fjalën e tij me thirrjen “Rama ik” e ka nisur, në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Përpara protestuesve, Këlliçi tha se kryeministri ia ka mbathur sot, duke e quajtur frikacak.

Gjithashtu ai ka folur edhe për rritjen e çmimeve dhe bordin e transparences të cilët po mbajnë peng shqiptarët.

Për të gjithë ata që kishin shqetësim temperaturat e larta, se jemi në verë. Bërtisni njëherë “Rama ik” ta dëgjojë deri në Vlorë. Ai ikën në Vlorë, një frikacak që ikën dhe fshihet mos t’ju shohë. Iku dhe mori kërpudhën me vete. Një burrë shteti do qëndronte këtu dhe do i shihte në sy qytetarët e tij por ai ja mbathi. Miqtë e mij Shqipëria po pakësohet çdo ditë. Shqipëria që duan këta, e Edi Ramës, e Spiropalit e Agaçi e Ulsiut etj, mund të jetë e bukur, vjen parfum francez, ka konkord të dritave të luksit në bregdet. Ka sigurinë e apartamenteve të mbuhura me para cash. Pork y vend me politikanët më të korruptuar nuk u krijua falë gjenialitetit të tyre por u krijua mbi Shqipërinë tonë duke i marrë të gjithë pasuritë. Kjo bandë janë koka e inceneratorëve, janë ata që larguan të rinjtë, larguam mjekët dhe të rinjtë.

Nuk ka fare komitet ekspertësh dhe as bord çmimesh, janë këta të dy që e mbajnë peng të gjithë vendin me vendimet e tyre. Shqipëria e vërtetë ka aromën e varfërisë. Imagjinoni se me çfarë lufte përballet sot një i papunë në Shqipëri. Ne e kemi shembullin para syve tanë për të kuptuar pse jemi në rrezik. Sot nga ky shesh i them dhe unë çdo socialisti ku e shihni ndershmërinë tek Edi Rama. Ku e keni ngjashmërinë tuaj me Edi Ramën? A keni ju avionië privatë për të kërkuar fëmijët tuaj? Ku i keni paratë për të mbushur tryezat. Nuk është e vjedhur Shqipëria, e ka vjedhur ky cep më cep./albeu.com