Takis
Teodorikakos, Ministri i punëve të brendshme në Greqi ka deklaruar se Marrëveshja e
Prespës nuk ka kthim mbrapa, derisa ka nënshkrimin nga Parlamenti. intervistë për radion
greke "Parapolitika".
Teodorikakos në intervistë theksoi se "në mënyrë absolute dhe të qartë" kryeministri aktual grek Kirjakos Micotakis, si lider i opozitës ishte kundër Marrëveshjes së
Prespës, i cili e karakterizoi si "të dëmshme për interesat kombëtare".
Ai shtoi se Micotakis si kryeministër, ndërmerr një seri aktivitetesh dhe iniciativë për "mbështetje të Maqedonisë
greke për ta informuar tërë botën se kjo është
Maqedonia reale,
Maqedonia autentike".
Teodorikakos në intervistë theksoi edhe se për këtë çështje pozita e Demokracisë së Re ishte dhe ende është absolutisht në përputhje dhe kredibile.
Shtuar më 18/09/2019,
ora 16:48