Ministri i jashtëm i Luksemburgut për vizitë në Maqedoni
Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Zhan Aselborn, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës, ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në të cilin pritet të këmbehen mendime për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre në sferat me interes të ndërsjellë. Theks i veçantë do të vendoset për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe për rolin dhe mbështetjen e Luksemburgut në realizimin e këtij qëllimi strategjik.

Në kuadër të vizitës, ministri Aselborn do të realizojë takime edhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryeministri Zoran Zaev. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori