Ministri i jashtëm grek sot në Shkup, finalja për emrin
Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot duhet të aterojë në aeroportin ndërkombëtar në Shkup në vizitën e parë në vend, pas riemërimit të aeroportit, që ishte një prej lëshimeve, të cilat Qeveria e Maqedonisë i bëri në procesin e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Koxias sot duhet të arrijë në vend, ndërsa nesër, siç paralajmëroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov është paraparë agjendë e pasur për mysafirin grek.

Të dy ministrat është planifikuar të bisedojnë për qëndrimet e të dyja palëve, pasi Greqia dhe Maqedonia i këmbyen projekt-marrëveshjet për zgjidhjen e emrit, për të cilat Dimitrov tha se dallohen prej njëra tjetrës. /albeu.com/



Shtuar më 22/03/2018, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori