Ministri i Ekologjisë kërcënon pronarin e portalit "TetovaSot"
Ministri i Ekologjisë, Bashkim Ahmeti ka kërcënuar me vdekje pronarin e portalit "TetovaSot".

Lajmin e ka bërë të ditur vet portali në fjalë.

Sipas pronarit. R. M, rreth orës 15:30, ministri Ahmeti e ka telefonuar dhe e ka sharë e kërcënuar me vdekje. Me të ndodhur ky rast, R. M i është drejtuar zyrës së OBSE-së në Tetovë.

Pronari i portalit pohon se bisedën telefonike e ka të regjistruar dhe se do t’ua dërgojë të gjithë ambasadave të huaja në vend, shoqatave të gazetarëve dhe organizatave tjera.

Ditë më parë, portali TetovaSot kishte kritikuar ministrin Ameti për shkurtim të buxhetit për viset shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori