Ministri i drejtësisë Jashari, pro ligjit të vjetër për zgjedhjen e gjykatësve
Ministri i drejtësisë Adnan Jashari nuk heq dorë nga qëllimi për mënyrën se si mund të bëhet përzgjedhja e gjykatësve sipas ligjit të vjetër.

Në bazë të një rregulloreje të hartuar më 1 Janar të 2013, theksohet se gjykatësit e shkallës së parë mund të përzgjidhen vetëm nga rradhët e akademikëve, ndërkaq progresi për në shkallën e dytë mund të realizohet vetëm nga një rang më i ulët në Gjykatë.

Ndryshimet e reja të rregullores për përzgjedhjen e gjykatësve thuajse për 6 muaj kanë ngecur në qeveri edhe atë me synimin e vetëm të Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari, i cili nuk lëshon pe duke insituar që gjykatesit të zgjidhen sipas Ligjit të vjetër për Gjykatat.

Mungesa e stafit të shqiptarëve që plotësojnë kërkesat strikte për zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, eshte arsyeja kruciale që Adnan Jashari këmbëngul dhe ka prioritet kryesor të ndryshojë regjimin e kriteriumeve për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve. Ministri thuajse në të gjitha takimet e tija me gjykatës ka aktualizuar gjëndjen me tendencën për të gjetur një rrugë dhe mënyrë të re rreth kësaj çështje.

Në njërën nga verzionet e amendamentimit të ligjit për Gjykatat janë injektuar zgjidhje, e cila parashikon në nenin 40 paragrafi 2 të shtohet paragraf i ri i cili do të lexohet:

“ Nëse gjatë njotimit nuk lajmerohet kanditat i Çertifikuar nga akademia, zgjedhja mund të bëhet me urdhër të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë publike si dhe avokatë, jurist të diplomuar me nga 300 kredi, si dhe ata cilit kanë 3 vjet përvoje pune juridike pas dhënjes së provimit të jurispondencës. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori