Ministri hungarez pyetet si hyri brenda shtetit Gruevski
Pëlqej
Ministri i Hungarisë i Punëve të Jashtme, Petar Sijarto në pres konferencën e tij sot në mëngjes nuk u përgjigj edhe përkundër insistimit të gazetarëve se si Nikolla Gruevski ka arritur në Hungari pa pasaportë.

Sijarto tha se “nuk ka të drejtë dhe autorizim të jep informata për procedurë për azil

“Supozoj se lënda është në procedurë për azil. Deri atëherë nuk mund t’ju a më shumë informata”, tha ai.

Në pajtim me ligjin e Hungarisë, Gruevski së pari patjetër e ka pasur të qëndrojë në të ashtuquajturat qendra për kërkesë për azil. Nëse ka hyrë në vend nga Serbia, atëherë sipas ligjit të Hungarisë, patjetër duhet të kthehet atje. Nga Komiteti i Helsinkit kanë deklaruar se Qeveria e Hungarisë duhet ta kthejë Gruevskin në zonën transite mes Hungarisë dhe Serbisë, sepse ai nuk ka pasaportë.

Ndryshe, ish-kryeministri i Maqedonisë dje nëpërmjet rrjetit social “Facebook” njoftoi se ndodhet në Budabest të Hungarisë ku ka kërkuar azil politik për shkak të, siç tha ai, kërcenieve që i janë bërë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.
Shtuar më 14/11/2018, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori