Ministri gjerman zemërohet që Gruevski ka fituar azil
Ministri shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth kritikoi autoritetet hungareze për dhënien e azilit ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke i ndihmuar që të mos përballet me drejtësinë.

“E drejta për azil është e drejtë njerëzore. Është një gjest mirënjohës për njerëzimin, por jo edhe për mikun e shefit të qeverisë, për t’i ikur drejtësisë. BE-ja duhet të mbetet bashkim i shteteve demokratike dhe ligjore”, shkroi Roth në llogarinë e tij në Twitter.


Shtuar më 21/11/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori