Ministri britanik takon presidentin Ivanov, flasin për qeverinë e re
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, pritet të takohet me ministrin britanik Alan Dankan.

Kutjojmë se Dankan, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Maqedoni, zhvilloi mbrëmë një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme Nikolla Popovskin, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski si dhe me nënkryetaren e LSDM-së Radmila Sheqerinska.

Ai ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend, prespektivat euroatlantike, pocesin e reformave, bashkëpunimin bilateral etj.

Ai pritet të takohet sot me kreun e vendit si dhe me liderët e partive politike parlamentare në vend. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori