Ministri britanik Dankan, mesazh në gjuhën shqipe Maqedonisë
Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan, u ka dërguar një mesazh në gjuhën shqipe liderëve të partive politike në Maqedoni.

"Implementimi i shpejtë i prioriteteve reformuese", thuhet në njërin nga mesazhet që ministri britanik u ka përcjellë partive dhe liderëve partiak.

Gjatë vizitës në Maqedoni sot dhe nesër, ai pritet të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryetarët e partive parlamentare, me sektorin joqeveritar dhe me përfaqësuesit e Prokurorisë Speciale Publike.

Para arritjes në Shkup, Dankan shkroi në gjuhën maqedonase, angleze dhe shqipe në faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme Britanike ku shpjegon qëllimin e vizitës. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori