Ministri austriak: Maqedonia mund të destabilizohet
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc është shprehur se devijimi i euro-integrimeve që po bën Maqedonia, mund të sjellin destabilitet të shtetit në të ardhmen.

"Tani për tani nuk shoh rrezik për destabilizim të rajonit duke marrë parasysh se Maqedonia bashkëpunon me BE-në për shumë çyshtje. Por e kuptoj se euroskepticizmi ndaj EU perspektivës mund të rritet për shkak të sitiatës aktuale. Për këtë arsye dyhet të bëjmë gjithçka që është e mundshme që kjo perspektivë të bëhet synim i prekshëm. Devijimi nga rruga e eurointegrimeve nuk do ta përmirësojë fare situatën për njerëzit në Maqedoni dhe në fund mund të sjhellë destabilizim", tha Kuriç.

Ministri austriak vlerësoi se BE-ja nuk duhet të merret me çështjet e identitetit të Maqedonisë, por se edhe bisedimet e mundshme për integrim do ta kalojnë nga Bashkimi Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori