Akoma nuk dihet se kur do të rifillojë procesi mësimor në Maqedoninë e Veriut, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë me koronavirusin.
Këtë saktësisht nuk e di as
ministri i Arsimit, Arbër
Ademi, i cili në një deklaratë për Alsat-M ka theksuar se deri tani nuk është diskutuar për kthimin e mundshëm të procesit arsimor në bankat shkollore.
“Prej tash nuk mund të them se do të mund të kthehemi brenda këtij viti
shkollor në bankat shkollore për arsye se varet nga mendimi i ekspertëve, veçanërisht epidemiologëve dhe rreziqet eventuale me të cilat mund të përballemi ne si shoqëri, në veçanti fëmijët tanë. Prandaj aq më tepër kur e kemi
parasysh se edhe pak kanë mbetur deri në përfundim të vitit
shkollor, që do të thotë një vendim i tillë do të bazohet në mendimin e ekspertëve të fushës, epidemiologëve dhe i njëjti do të shqyrtohet në qeveri por do të merren
parasysh të gjitha rrethanat”, theksoi
ministri Ademi.
Sa i përket vlerësimit të nxënësve përmes sistemit online, që po praktikohet nga shumica e shkollave,
ministri Ademi nënvizoi se çdo rezultat i treguar nga nxënësit në këtë periudhë do të merret
parasysh.
“Mësimdhënësit janë të obliguar që të vazhdojnë me vlerësimin apo notimin e nxënësve. Brenda kësaj jave do të ketë edhe propozim final drejtuar qeverisë lidhur me maturën shtetërore.”, theksoi
ministri i arsimit në Maqedoninë e Veriut, Arbër
Ademi.
(INA)
Shtuar më 26/04/2020,
ora 20:49