Kabinete pa kompjuterë, pa
mobilje dhe invertar të tjerë të nevojshëm për kryerjen e obligimeve, kanë fituar
ministrat e Qeverisë së re në krye me kryeministrin Zoran Zaev, të cilët para disa ditëve u zhvendosën në ndërtesën e Qeverisë në Ilindenska, njofton Portalb.mk.
“Përveç
kabinetit të kryeministrit, të cilit asgjë s’i mungon, por përkundrazi ka gjësende luksoze, të gjithë të tjerëve ju mungojnë pajisjet. Pothuajse në të gjithë kabinetet mungojnë kompjuterët dhe pajisjet tjera teknike, ndërsa diku nuk ka as
mobilje, të cilat humbën me largimin e
kabinetit të mëparshëm qeveritar”, thonë për Fokus nga Qeveria e re.
Aq sa për rikujtim,
ministrat teknik dhe zëvendës
ministrat plotësues të LSDM-së në Qeverinë e Përzhinos, për zbatimin e zgjedhjeve, gjithashtu, filluan të punojnë në
kabinete gjysmë të zbrazët në disa ministri, mes të cilave është ajo e Punës dhe Politikës Sociale, e Bujqësisë…
Shtuar më 05/06/2017,
ora 15:10