FRPD hap zgjedhjet e lidershipit të ri, ja deri kur është afati për të dorëzuar kandidaturën

FRPD ka hapur tashmë garën për zgjedhjet e lidershipit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD.

Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022.

Bëhet me dije se dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifikime të tjera./albeu.com