Ministrat e Jashtëm të Rumanisë e Lituanisë vizitojnë Maqedoninë
Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe kryesuesi i Këshillit të BE-së, Linas Linkeviçius dhe homologu i tij rumun dhe kryesues me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, Titus Korlacean, vizitojnë Maqedoninë.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme maqedonase, Linkeviçius dhe Korlacean do të takohen sot me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ndërsa nesër me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Është paraparë edhe takim i përbashkët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me kryetarët e Këshillit kombëtar për integrim evropian, Komisonit për çështje evropiane, Komisionit për punë të jashtme dhe Delegacionit në Komitetin e përzier me Bashkimin Evropian. Në takime do të diskutohet për integrimin në BE në prag të publikimit të raport-progresit. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori