Ministrat e BDI-së, të gatshëm për dorëheqje nëse Ahmeti jep “dritën jeshile”
“Nëse një vendim i tillë do të sillet nga kryetari Ahmeti nga kryesia dhe nga të gjitha organet e BDI-së, sigurisht se do ta mbështesim me të vetmin qëllim, që gjithë kjo situatë sa më shpejt të zgjidhet dhe kthehet normaliteti i funksionimit brenda shtetit tonë.” Kështu është shprehur ministri i Drjetësisë, Valdet Xhaferi.

Por, ky nuk është vetëm qëndrimi i Xhaferit, të njëjtën gjë e thonë edhe ministrat e tjerë të BDI-së që aktualisht janë pjesë e qeverisë ekzekutive.

Që të lëvizin punët përpara, ministrat thonë se janë të gatshëm të japin dorëheqje, por për këtë vendim presin “Aminin” nga Reçica e Vogël, përkatësisht nga lideri i tyre Ali Ahmeti.

Nga ana tjetër, nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta thotë se dorëheqja eventuale e ministrave do të ishte e kotë, së paku deri në konstituimin e plotë të parlamentit, njofton TV21.

Arsyeja e dytë se përse Bejta është kundër tërheqjes së ministrave, është se nuk dëshiron që i gjithë pushteti të mbetet në duar të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, pasi sipas tij, pikërisht kjo parti e ka futur vendin në krizë. /Albeu.com/

Shtuar më 17/04/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori