Miloshoski: Cërvenkovski si Edi Rama
Branko Cërvenkovski
Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti aktual i VMRO-DPMNE, Antonio Milishoski ka hedhur akuza të ashpra në adresë të liderit të opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski.

Miloshoski, liderin e LSDM-së e ka krahasuar me liderin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama si bllokues të procesit euro-integrues në Shqipëri, raporton agjencia e lajmeve INA.

"Lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, të cilin përfaqësuesi i OSBE-së këtu e përmendi si një shembull negativ me veprimet e tij në Shqipëri, tani më nuk është vetëm. Atij i është bashkuar edhe një opozitar nga Maqedonia, i cili nuk po mundet t’i duroj rezultatet demokratike nga zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat vetë i kërkonte. Lideri i LSDM-së dëshiron bojkot, për ta kompensuar mungesën e reformave në partinë e tij", deklaroi Miloshoski.

Këto komente ai i bëri në konferencën e sotme në Bruksel me temë: "Ballkani Perëndimor: Ardhmëria në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2013, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori