Milloshovski: Të valojmë flamurin maqedonas në Strugë
Çdo votë e bojkotuar do ua bëj qefin atyre që nuk na duan të mirën, porositi nga Struga Antonio Milloshovski, deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë promovimit të kandidatit të VMRO-së në Strugë Vladimir Koçoski dhe listën për këshilltarër, Milloshovski tha se zgjedhjet nuk do të jenë të lehta ndërsa porositi struganët të jenë të bashkuar si asnjëherë më parë.

"Motoja jonë në këto zgjedhje është një dhe e ditur, "Struga për struganët dhe struganët për Strugën". Ti ndjekim veprimet e vëllezërve dhe motrave tona në Misleshovë dhe pas fitores së 24 Marsit, ta valojmë flamurin maqedonas në Strugë", u shpreh Milloshovski, njofton Portalb.

Ai ftoi simpatizerët e LSDM-së që ta mbështesin kandidatin e VMRO-së dhe ti japin fund 8 vjetë ecjes prapa të qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2013, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori