Milloshoski vizitë zyrtare në Hungari
Antonio Milloshovski
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski i cili sot qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë, do të ketë takime me kolegun e tijn hungarez Janosh Martonji.

Euro-integrimi i Maqedonisë dhe reformat e zbatuara në vend në pajtim me rekomandimet e BE-së do të jenë në fokusin e bisedimit.

Është parashikuar që shefi i diplomacisë së Maqedonisë të ketë edhe fjalimin e tij para Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit kombëtar të Republikës së Hungarisë në të ciln do të theskohen prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonislë lidhur me anëtarësimin në BE dhe në NATO.

Gjatë vizitës Milloshoski do të realizojë takime edhe me kryetartin e Kuvendit kombëtar, Laslo Kover, si dhe me zëvendës-kryetarin e qeverisë së Republikës së Hungarisë, Zholt Semjen.

Hungaria nga 1 janari i vitit 2010 do ta marrë presidencën gjashtëmujore me BE-në. Pas kësaj kryesues do të jetë Polonia. (albeu.com)
Shtuar më 26/10/2010, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori