Milloshoski: Vendimi i Ivanov i rëndë, por i duhuri
Për të luajtur tango duhen dy veta, edhe për të prishur një samit duhen sërish dy veta. Kështu ndodhi edhe me Samitin e Ohrit në Maqedoni, linja Prishtinë-Tiranë-Beograd ka thënë deputeti dhe ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski lidhur me anulimin e samitit presidencial në Ohër.

"Mendoj se presidenti Ivanov mori vendim të rëndë, por megjithatë vendim parimor për shkak se më mirë samiti për bashkëpunim rajonal të mos mbahet në kushte kur realisht dhe nuk ka vullnet politik për përparim esencial. Në rast se samiti mbahej do të kishte më shumë peshë protokolare sesa rëndësi politike konkrete", theksoi Milloshoski.
Shtuar më 30/05/2013, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori