Milloshoski tallet me BDI-në, kundërpërgjigjet Grubi
Deputeti dhe Shef i Kabinetit të Kryetarit të BDIsë Artan Grubi nuk vonoi që ti kundërpërgjigjet nënkryetarit të kuvendit dhe ish ministrit të Punëvë të Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili barazoi rastin Charlie Hedbo dhe pengmarrjet në Paris me rastin Smillkovci në Shkup ku u vranë 5 persona.

Ja kundërpërgjigja e Artan Grubit


Nga 1997 deri më sot.


Barazimi i rastit të Parisit me Monstrën është për çdo keqardhje, por edhe nuk më befason.


Sikur edhe vrasjetParis, edhe vrasjen e pesëfishtë në Smillkovci e dënoi çdo shqiptar, përfshirë liderët politik e fetar.


Por dallimi midis Parisit dhe Smillkovcit, mes shumë të tjerave, qëndron edhe tek funksionimi i demokracisë dhe tek standardet e dyfishta të gjyqësorit, prokurorëve dhe politikanëve.


Paris, vrasësit u deklaruan vet dhe askush nuk ngrit dyshime rreth autorësisë sepse vrasjet dhe pengmarrjet u transmetuan drejpërdrejt në TV por edhe vet aktorët lënë mjaftueshëm dëshmi, përfshirë edhe videomesazhe.


Për dallim nga këtu, ku politikanët shpallën fajësinë e të dyshuarve gjersa zgjaste operacioni i arrestimeve, në Francë, njërin nga të dyshuarit e mbrojtën shokët e klasës, ndërsa me siguri që edhe të tjerëve do t\'ju siguroheshte gjykim fer dhe i drejtë.
Fundja, njëri nga vrasësit ishte liruar më herët nga mungesa e dëshmive. Për dallim nga këtu, motivi i vrasjeve të tmerrshme në Paris u dëshmua nga vet vrasësit.


Ndryshe nga Parisi, për dyshimet e veta në rastin e Smillkovcit dhe gjyqësorin në përgjithësi, u prononcuan edhe shumë Ambasador në vend.


Për të evituar çdo dyshim, le të transmetohet procesi i përsëritur gjyqësor në TV me prezentim të të gjitha dëshmive, që të binden shqiptarët bashkë me maqedonasit e shumtë që mi kanë shprehur dyshimet, ndërkombëtarët dhe të gjithë të tjerët.


Unë dënoj çdo vrasje dhe njëkohësisht e përkrah sundimin e ligjit dhe drejtësinë me respekt të plotë për presumimin e pafajësisë.

Dēnoj vrasjetParis ku u sulmua mënyra e jetesës, sikur edhe vrasjet në Nigeri ku u vranë mbi 2.000 njerëz, në Smillkovci, në Luboten, Bit Pazar, Sllupçan, Prekaz, Reçak, apo kudo tjetër ku vriten njerëz të pafajshëm.
Këta njerëz nuk u vranë as nga Krishterimi e as nga Islami, por u vranë nga kriminel, ekstremist, terorist, diktator, okupator, etj.


Dhe sa për fund, FBI u kyç në hetimet për rastin e Parisit ashtu siç ofroi mbështetje edhe e gjithë bota e civilizuar./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori