Milloshoski: Nuk do të pranojmë shqipen as në kartmonedha e as në uniforma
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski mbajti një konferencë për shtyp fill pas daljes publike të Zoran Zaevit duke theksuar se ky i fundit ishte tërhequr në një farë mënyrë nga Platforma Shqiptare.

Sipas tij, "i faluri Zaev kishte mundësi që me një deklaratë, qartë dhe zëshëm të tërhiqej nga Deklarata e sjellur nga Tirana. Zaevi u ngatërrua me paralajmërimet për debat për simbolet kombëtare", shkruan Telegrafi.

Milloshoski tha se Zaevi vërtetoi që është i shantazhuar dhe se ka përgatitur ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, duke mos publikuar përmbajtjen e saj. Milloshoski bëri të ditur se partia e tij nuk e mbështet platformën qeverisëse të Zoran Zaevit edhe pse qartë është thënë se nuk do të lejohet ndryshim i Kushtetutës e as që do të pranojë dygjuhësi në para dhe uniforma apo ndryshim të simboleve shtetërore. /Albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori