Milloshoski: Në Deklaratën shqiptare ka pika që prishin unitetin në Maqedoni
Antonio Molloshoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i ftuar në në emisionin “Top Tema” deklaroi se Deklarata e përbashkët e partive shqiptare ka elemente me të cilat prishet uniteti i shtetit.

Ai tha se mund të shihen fotografi dhe vula se platforma është nënshkruar në Tiranë.

“Pa dallim se ku është nënshkruar fizikisht, platforma është e çertifikuar me fotografi, me takim dhe me vulë në Tiranë. Çështja tjetër më e rëndësishme është se qytetarëve ju imponohet një program pas zgjedhor. Nuk mundet që pas zgjedhjeve t’u impononi qytetarëve që kanë votuar për BDI-në, për OBRM-PDUKM-në, për Besën ose partitë tjera platformë ose program e cila nuk ka dalë para qytetarëve në zgjedhje”, tha mes tjerash Milloshoski./

Shtuar më 07/03/2017, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori