Milloshoski dhe Drucas këmbejnë akuza për emrin
Antonio Milloshovski
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë të ashpër edhe në prononcimet e fundit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Milloshoski në një intervistë për “Zërin e Amerikës” emisioni në gjuhën maqedonase, thotë se vijat e kuqe në kontestin për emrin janë karton i kuq për kompromis.

“Greqia në vend që të përkushtohet në mënyrën se si të arrijmë deri te pozicionet më të afërta, po shpenzon më shumë kohë, energji dhe diplomaci duke dërguar akuzoha për mungesën e vendimit”, deklaroi Milloshoski. Sipas tij kontesti nuk do të zgjidhet gjithnjë derisa kërkohet fajtori se pse nuk ka zgjidhje. Ndërkaq, ministri i Jashtëm grek, Drucas, thotë se për të arritur kompromisi, të dy palët duhet të takohen në mes dhe të bëhen hapa reciprok për të kapërcyer hendekun, kurse Greqia, sipas tij, këtë tashmë e ka bërë. "I bëj thirrje palës tjetër që t’i përqendrojë përpjekjet në çështjen qendrore, në vend që të shpenzojnë forcë dhe energji dhe të blihet kohë për të krijuar një atmosferë të antagonizmit dhe animozitetit”, tha Drucas në fjalimin mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Shtuar më 29/09/2010, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori