Kufiri me Greqinë mbetet i mbyllur, shqiptarët detyrohen të kalojnë doganën në këmbë

Në pikën kufitare të Kakavijës prej orës 1 e deri më tani kanë hyrë në Shqipëri 60 shqiptarë kryesisht këmbësorë dhe pak me automjete kryesisht me me targa greke. Pala greke nuk punon pasi nuk ka hapur kufijtë si pasojë e zgjatjes së pandemisë dhe masave të vëna.

Në Greqi kanë filluar të operojnë edhe autobuzë apo furgona me emigrantë që do të nisem më vonë. Ndërkohë, forcat e policisë janë në gatishmëri për të përballuar një fluks të mundshëm.

Në hyrje të pikës së Shqipërisë është vënë një staf që merret me matjen e temperaturës, duke i pyetur për të kaluarën e tyre, nëse kanë shfaqur apo jo simptoma.

Drejt Greqisë kalojnë vetëm shtetas shqiptarë me nënshtetësi por vetëm me një analizë që tregon se je apo jo negativ me COVID-19. Nëse ata nuk e kanë bërë, atëherë duhet ta kryejnë nën koston prej 120 euro në Greqi dhe mund të lëvizin të lirë apo të punojnë.


Shtuar 1.06.2020 11:20