Votimi i propozimit francez në RMV, Mickoski kërcënon deputetët: Do largohet policia do mbeteni ju dhe populli

Kryetari i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristjan Mickoski, ka kërcënuar deputetët e shumicës atje, pas votimit gjatë ditës së sotme të propozimit francez, që i hap rrugë integrimit.

Komentet Mickoski i ka bërë gjatë një deklarate që ka mbajtur për mediat pas votimit të propozimit francez.

Siç raportojnë mediat në vend, ai është shprehur se opozita do të fitojë dhe se do ta gjejë rrugën më të mirë.

”Dua me gjithë krenari ti falenderohem popullit që doli çdo ditë në rrugë për të demostruar dashurinë për këtë vend, aty kishte maqedon, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë dhe gjitha etnitë tjera, ata treguan se çka mendojnë për propozimin francez ku pas gjitha presioneve dhe sulmeve nga policia ky popull nuk u ndal, falemenderit populli im”

”Maqedoninë do ja kthejmë qytetarëve, do të ju tregojmë mënyrën se si do ta bëjmë atë. Kjo tradhti nuk do të kalojë aq lehtë, për disa vite do duhet ta shohin popullin në sy se si tradhtuan, goditën Maqedoninë dhe këta do të përgjigjen sepse në vend të mbajnë anën e popullit ata zgjodhën anën e tradhtisë, Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt” – deklaroi Hristijan Mickovski./albeu.com/